LAJMI I FUNDIT:

Kosova humb nga Islanda, por na bën krenarë me paraqitjen (Foto/Video)

Kosova humb nga Islanda, por na bën krenarë me paraqitjen (Foto/Video)

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Islandës, por nuk i ka prirë fati, pasi ka humbur në fund me rezultat 2-1.

Kosova luajti një ndeshje të madhe dhe ishte kërkuese gjatë gjithë pjesës së parë, por nuk kishte fat për të gjetur golin, teksa pranoi edhe dy gola naiv.


Minutë pas minute, si rrodhi përballja Kosovë-Islandë
Lexo po ashtu Minutë pas minute, si rrodhi përballja Kosovë-Islandë

Fillimisht ishte Bjorn Sigurdarson, i cili kaloi në epërsi Islandën në minutën e 25, ku shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer nga portieri Samir Ujkani.

Momenti i golit të parë të Islandës

Goli i 2-0 erdhi nga penalltia, ku i saktë ishte Gylfi Sigurdsson, i cili dërgoi kombëtaren e tij në pushim me epërsi të dyfishtë.

Festa e islandezëve pas golit të epërsisë

Në pjesën e dytë, Kosova hyri edhe më agresive dhe kërkuese duke mos e pranuar me asnjë mënyrë humbjen.

Kështu, Kosova gjeti shpejt golin e parë në këtë takim, ku ishte sulmuesi shtatlartë, Atdhe Nuhiu, i cili debutoi me gol.

Momenti kur Nuhiu shkëputet lart dhe shënon gol të bukur me kokë

Nuhiu shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 53 pas asistimit milimetrik të Herolind Shalës.

Në vazhdim të ndeshjes, Kosova provoi edhe disa herë të gjej golin e barazimit, por pa pasur sukses, dhe kështu humbën me rezultat 2-1 një ndeshje të luajtur shumë mirë dhe të luftuar deri në fund.

Nuhiu duke festuar golin me Valon Berishën

Pas kësaj humbje, Kosova vazhdon të jetë në vendin e fundit të Grupit I me vetëm një pikë, ndërsa Islanda renditet e dyta me 10 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori