LAJMI I FUNDIT:

Kjo është agjenda e eurodeputetëve në vizitën e ditës së nesërme në Maqedoni

Kjo është agjenda e eurodeputetëve në vizitën e ditës së nesërme në Maqedoni

Ashtu siç është paralajmëruar nga Telegrafi Maqedoni, Johannes Hahn dhe tre deputetët tjerë, Kukan, Flankeschtein, Vajgl, do të zhvillojë takime me të gjithë liderët politik të partive parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në agjendën e Hahn-it, është paralajmëruar edhe takimi me Gjorge Ivanovin. Nuk dihet tematika e saktë por do të diskutohet situata aktuale në vend si dhe hapat që duhet të merren në të ardhmen, gjegjësisht për formimin e qeverisë së re.


Takimi me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi: 12:40

Bilall Kasami-Lëvizja Besa: 13:00

Zijadin Sela – Aleanca për Shqiptarët” 13:50

Ali Ahmeti-BDI: 14:55

Zoran Zaev-LSDM: 16:10

Gjorge Ivanov: 17:45

Nikolla Gruevski-OBRM-PDUKM: 20:15.

Kurse në ora 21:45 do të japin deklarata Hahn dhe tre eurodeputetët tjerë. /Telegrafi/