0Shares

Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sir Suma Chakrabarti, do të vizitojë Kosovën, më 7 dhe 8 shkurt, kjo është vizita e tij e parë në Kosovë, pasi anëtarësimit në BERZH.

Në një njoftim për media nga BERZH, bëhet e ditur se gjatë vizitës, Presidenti Chakarabarti do të diskutoj prioritetet e investimeve me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës.

Ai do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila.

Sir Suma Chakarabarti gjithashtu do të përurojë hapësirat e reja të Bankës së në Prishtinë, nga ku do të përkrahin tranzicionin e vendit drejt një ekonomie tregu të hapur dhe demokratike, si dhe të organizojë një pritje për zyrtarët qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)