LAJMI I FUNDIT:

Me këtë demarkacion kufiri s’do të jetë i qetë

Me këtë demarkacion kufiri s’do të jetë i qetë

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka bërë me dije se kundërshtimi i kësaj marrëveshje me votë do të ishte njerëzore dhe etike.


Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Rugova ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi duhet të kthehet në pikën zero dhe të rinegociohet.

“Mendoj se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të bënin shumë njerëzi për këtë vend nëse do ta kundërshtonin këtë marrëveshje. Mosvotimi i demarkacionit nuk është gjë e mirë vetëm për Rugovën, për Potgorin apo për rrafshin e Dukagjinit, por për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët. Kjo çështje duhet të kthehet përsëri në pikën zero, të formohet një komision tjetër i ekspertëve nga këto fusha dhe të thirret Mali i Zi që të rinegociohet kjo marrëveshje”, ka thënë Rugova.

Ai ka paralajmëruar se nëse ratifikohet në Kuvendin e Kosovës marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi në këtë mënyrë, ky kufi nuk do të jetë kurrë i qetë.

“Nëse këta e shtyjnë përpara këtë çështje dhe e kontrabandojnë ashtu siç e kanë në plan duke i dhënë favore të mëdha Listës Serbe, Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se ai kufi nuk do të jetë kurrë i qetë. Ose fshatrat Haxhaj, Kuqishtë, Bogë, duhet ta lëshojnë atë territor dhe ta marrë krejt Mali i Zi”, ka thënë Rugova.

Ai ka shprehur frikën e tij se për ratifikimin e kësaj marrëveshje deputetët mund të shantazhohen në mënyra të ndryshme.

Sipas Rugovës, deri më tani kjo formë e bindjes së deputetëve është treguar e suksesshme. “Siç dihet, deputetët shantazhohen në mënyra të ndryshme. Dikush shantazhohet me favore e dikush me gjëra të tjera. E kemi edhe rastin më të freskët të Alma Lamës, e cila ishte prej deputetëve më të zëshëm, por ia dhanë postin e ambasadores në Romë dhe tash ajo u shukat. Ekzistojnë edhe mënyra të tjera për t’ua ndryshuar mendjen deputetëve, duke ua punësuar djalin, vëllanë apo dikë të familjes”, është shprehur Rugova.

Ai e ka kritikuar punën e komisioneve qeveritare për mosprofesionalizëm dhe padituri në çështjen e demarkacionit.

“Komisioni që ka formuar Qeveria e Kosovës nuk ka lidhje me çështje kufitare. Hivzi Islami, i cili e ka udhëhequr komisionin e fundit, është demograf dhe nuk merr vesh në këtë punë. Pastaj Tomor Qela është i blerë prej Qeverisë, sepse 500 mijë euro ka marrë tender prej shtetit”, është shprehur Mujë Rugova.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori