Qytetarët e Prizrenit thonë se janë të kënaqur me investimet që KEDS ka realizuar gjatë vitit të kaluar në komunën e tyre.
Abdullah Krasniqi është banor i lagjes “Remzi Ademaj” në Prizren. Ai bashkë me banorët e tjerë të kësaj lagjeje kanë përfituar vitin e kaluar një trafo të re elektrike.
Përfitimi nga ky investim ka qenë i dyfishtë. Bashkë me trafon e re, falë investimit të KEDS-it, kjo lagje ka përfituar edhe zgjerim të hapësirës për pushim. “Trafoja e vjetër ka qenë e vendosur shumë keq. Hapësira që ka ekzistuar nuk kemi pasur mundësi ta shfrytëzojmë për shkak trafos që ka qenë në mes, kurse tash trafoja e re është vendosë në një vend më të përshtatshëm dhe hapësira është liruar”, tregon Krasniqi.
Afër hapësirës së krijuar për pushim, gjendet edhe Gjimnazi “Remzi Ademaj”. Nxënësit e kësaj shkolle thonë se janë shfrytëzuesit e rregullt të kësaj pushimoreje. Ata lavdërojnë KEDS-in për këtë investim. “Pushimin e gjatë e shfrytëzojmë në këtë hapësirë”, tregon nxënësi i kësaj shkolle, Enver Gashi, sipas të cilit zgjerimi i kësaj hapësire është i mirëseardhur.
Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, gjatë vitit të kaluar ka realizuar investime të shumta në Prizren.
Naim Arapi menaxher për projekte në KEDS tha se gjatë vitit të kaluar në Prizren, janë realizuar shumë projekte në përmirësimin e energjisë elektrike. Ai tregon se, investime do të ketë edhe këtë vit në këtë komunë.
Sadik Tahiri, bashkëpunëtor profesional i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, tha se KEDS-it, vitin e kaluar i janë lëshuar disa pëlqime për të investuar në përmirësim të infrastrukturës së energjisë elektrike në këtë komunë. “Komuna e Prizrenit ka dhënë disa pëlqime që KEDS ka kërkuar për investime”, tregon Tahiri.
Sipas tij pëlqime për investime janë dhënë për disa lagje brenda në qytet, por edhe për fshatra. Ai përmend lagjet ,“ Zahir Pajaziti”, “Bajram Curri”, “Beteja e Pashtrikut”, “Vetrat Shqiptare”, si dhe fshatrat Korishë dhe Zhurë.
Tahiri tha se Komuna e Prizrenit, ka nevojë për investime më të mëdha në rrjetin elektrik. “Shpresojmë se këtë vit KEDS do të investojë edhe më shumë në këtë sektor, sepse nevojat janë të mëdha”, tha Tahiri.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, premton se investimet nuk do të ndalen as sivjet në Prizren. “Sigurisht, do të vazhdojmë me investime në mënyrë që rrjeti të jetë në standardet e kërkuara për të gjithë konsumatorët”, tha Buzhala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Qeveria e Kosovës nis përgatitjet për projektet infrastrukturore nga fondet e BE-së
5,829 euro mblidhen nga konsumatorët e Meridian Express për SOS Fshatin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër