LAJMI I FUNDIT:

Kafshimi të cilit askush s’i shpëton

Kafshimi të cilit askush s’i shpëton

Të kërkosh rrezikun vdekjeprurës dhe forcën e kafshimit të ndonjë kafshe është punë pa mend dhe shumë lehtë e gabuar.

Nëse dikush ju thotë të imagjinoni një gojë të madhe plot dhëmbë të ashpër sikur thika, me siguri se do të mendoni për filmat e Godzillës, por nëse ju pyet dikush se cila nga këto kafshë janë reale, atëherë për një moment do të mendoheni më shumë.


Shkencëtarët janë marrë seriozisht me këtë çështje dhe kanë nisur hulumtimin e predatorëve më të mëdhenj të ditëve të sotme.

SI zakonisht, nuk bëhet fjalë vetëm për madhësinë, kështu që balena me gojën më të madhe në mbretërinë e kafshëve është ajo e Grenlandës. Megjithatë, kjo lloj kafshe nuk kafshon aspak.

Shkencëtarët thonë se për kafshim nevojiten jo vetëm gojë e madhe, por edhe dhëmbë të mprehtë dhe muskuj të fuqishëm.

Po ashtu, balena e kaltër është gjallesa më e madhe në botë, por as ajo nuk ka kafshim të fuqishëm për një arsye të vetme – nuk ka dhëmbë.

Në vend të tyre ka një strukturë të rrjetës me ndihmën e së cilës filtron ushqimin nga uji i detit.

Sipas Olivier Lambertit nga instituti belg i shkencave natyrore, kandidati më serioz për titullin e kafshimit më vdekjeprurës nuk është balena, por gjallesa e cila gjahton balenat.

“Gjallesa më e madhe, e cila gjahun e vet e kap me dhëmbë dhe e bën copë-copë është balena vrasëse”, pohon Lambert.

Paradoksale, balena vrasëse absolutisht nuk është balenë, por një lloj i delfinit. Ai ka pesëdhjetë dhëmbë të ashpër me të cilët bëjnë kërdi mbi gjahun që kryesisht përbëhet prej fokave dhe balenave.

Stephen Wroe nga Universiteti në Anglia e Re në Australi, së bashku me kolegët, ka llogaritur simulimet përmes kompjuterit për të vlerësuar fuqinë e kafshimit të peshkaqenit të bardhë.

Simulimet treguan se peshkaqeni më i madh detare mund të arrijë forcën e kafshimit prej 18.216 Njuton, që i bie 1.317 Njuton – sa është forca e kafshimit të njeriut.

Nga ana tjetër, disa studime të mëhershme kanë nisur testimin mbi kafshët reale. Gregory Erickson nga Universiteti në Tallahasse ka matur dhe krahasuar fuqinë e kafshimit të 23 lloje të krokodilëve dhe me këtë rast ka vërejtur se kafshimi më i fuqishëm ka qenë ai i krokodilit detar prej 16.414 Njuton.

Edhe pse është më i vogël se sa kafshimi i peshkaqenit të bardhë, në këtë rast janë përdorur të dhëna reale dhe jo vlerësime bazuar në simulime kompjuterike. /KP/

Në trend Fun

Më shumë

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Kalo në kategori