LAJMI I FUNDIT:

Jeremic me “Marshin në Drinë” e koriti Serbinë

Jeremic me “Marshin në Drinë” e koriti Serbinë

Skandali i Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremic, me këngën “Marshi në Drinë” ka nxjerrë në pah fytyrën nacionaliste të politikës serbe, ka vlerësuar zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, në një prononcim për Telegrafin. Ai ka vlerësuar se Jeremicit i kanë mbetur edhe 6-7 muaj mandat, por presidenca e tij do të mbahet në mend jo si afirmuese e Serbisë, por thellësisht turpëruese. E kjo, vlerësohet si e dobishme për politikën e jashtme të Kosovës.

Ish-ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic, e kishte futur këngën nacionaliste “Marshi në Drinë”, gjatë një koncerti të mbajtur në New York, për nder të presidencës serbe të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Më pas, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Moon, kishte kërkuar falje, duke argumentuar se Sekretari i Përgjithshëm nuk e dinte se kënga është përdorur në luftë gjatë sulmeve në qytetet boshnjake e kroate.


Petrit Selimi vlerëson se kjo sjellje po i kthehet si bumerang Jeremicit, duke konfirmuar imazhin e Serbisë si nacionaliste dhe jo të aftë të ballafaqohet me të kaluarën.

“Duhet të kuptojmë se sjellja e Jeremicit është më shumë e dedikuar publikut të brendshëm në Serbi, pasi që mediat serbe tani po përfolin se ai do të përjashtohet nga partia e vet nga ana e kryetarit të ri të demokratëve Djilas, pasi që ish mësuesi i tij Tadic nuk është më faktor”, ka thënë Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori