LAJMI I FUNDIT:

Ja pse duhet të shkyçeni nga Facebook, sa herë që shikoni pornografi në internet

Ja pse duhet të shkyçeni nga Facebook, sa herë që shikoni pornografi në internet

Duket se çdo javë vjen nga një paralajmërim i ri për ata “adhurues” të faqeve pornografike, nëse ata do të dëshironin të jenë të sigurt në internet.

E kësaj radhe, The Sun shkruan se ju duhet të dilni nga Facebook, sa herë që të shikoni pornografi, sepse duket se ky rrjet social përcjell aktivitetet e tilla, përcjell Telegrafi.


Pse e bën këtë punë? Për shkak se Facebook dëshiron të dijë çdo gjë që ju bëni në internet, e arsyeja është për reklamat që duhet shfaqur tek ju. Dhe është shumë e rëndësishme që të dinë se çfarë lloje pamjesh ju dëshironi.

“Ne mbledhim informacion sa herë që ju vizitoni faqet dhe faqet që përdorin shërbimet tona. Kjo përfshin informacion në lidhje me faqet dhe aplikacionet që përdorni, informacion në lidhje me përdorimin tuaj të shërbimeve tona, si dhe informacione që pronari i faqes paraqet për neve ose për ju”, kanë porositur nga ky rrjet social.

Facebook në të kaluarën premtoi të mos ndjek lëvizjen e klientëve të saj në internet, por duket se ka ndryshuar mendjen. /Telegrafi/