LAJMI I FUNDIT:

Italia kalon ligjin që lë Shqipërinë pa 28 mijë vende pune

Italia kalon ligjin që lë Shqipërinë pa 28 mijë vende pune

Pavarësisht se kishte një shpresë të vakët shtyrje pas rezultateve të “referendumit Renzi”, Senati italian e ka miratuar sot paketën për buxhetin e vitit të ardhshëm, ku përfshihet edhe ligji që parashikon masa shtrënguese për bizneset call-center që veprojnë në vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.

Mediat italiane njoftojnë se Paketa u miratua me 173 vota pro dhe 108 kundër.


Ligji i miratuar sot pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në ndërmarrjet e këtij sektori në Shqipëri, ku pjesa më e madhe janë biznese italiane, ose të lidhura me Italinë.

Në këtë sektor në Shqipëri llogaritet të jenë të punësuar rreth 28 mijë persona, pjesa dërrmuese e të cilëve të rinj.