LAJMI I FUNDIT:

Investim amerikan në Bogë të Rugovës (Foto)

Investim amerikan në Bogë të Rugovës (Foto)

Në vendin më të bukur të Kosovës në Bogë të Rugovës me një hyrje spektakolare gjigante është ndërtuar kompleksi më atraktiv, turistik dhe hotelier i parë ndonjëherë në ato anë ALTO LISI RESORT I cili është i përbërë nga villa superluksoze me ambiente dhe pamje brilante si dhe atmosferë të qetë pushuese dhe relaksuse.


KOPLEKSI ALTO LISI RESORT PERMBAN NË VETE:

• 3 Villa VIP 2 katëshe me kapacitet prej 6 personave dhe të cilat përbehen nga, Salloni me pamje

mahnitëse ballore, 2 dhoma gjumi me shtretër KING SIZE Dopio me shpuzë të bute ortopedike, banjo,

korridor, terasë, kuzhinë me të gjitha pajisjet kulinareske, shank si dhe minibar për shfrytëzim nga ana e klientëve (pa pagesë) si dhe instalimin e kaminit për ngrohje sa më natyrale si dhe pjesën e ndarë speciale për BBQ apo Grill, Shërbim 24h.

• 1 Ville VIP EKSKLUZIVE 2 katëshe po ashtu me kapacitet prej 6 persona dhe e cila përbëhet nga , Sallon ultra i mobiluar me të gjitha mobilet me ekskluzive të trendëve të fundit në botën e mobilerisë moderne, banjo speciale, saunë për 6 persona për relaks, 1 dhomë gjumi me shtretër KING SIZE Dopio me shpuzë të butë ortopedike dhe gjakuzi me pamje ballore në bjeshkët e Rugovës, 1 dhomë gjumi me shtretër po ashtu King Size me pamje briliante, banjo, koridor, terasë, kuzhinë me të gjitha pajisjet kulinareske, shank si dhe minibar për shfrytëzim nga ana e klientëve (pa pagesë) si dhe instalimin e kaminit për ngrohje sa ma natyrale si dhe pjesën e ndarë speciale për BBQ apo Grill, Shërbim 24h

Villat janë të përshtatshme për familjar dhe grupe shoqërore gjatë tërë periudhave të vitit dhe po ashtu janë të rrethuara dhe të siguruara me anë të kamerave të sigurisë dhe me sigurim profesional fizik.

Mirëpo kjo nuk është e gjitha thotë inevestitori nga Amerika pasi që në ardhje është edhe zgjerimi i mëtutjeshëm i kompleksit të villave si dhe projekti i ri i ndërtimit të hotelit më të madh dhe luksoz ALTO LISI HOTEL me standardet e fundit të hotelierisë dhe luksit ku investimet e ndërtimit të këtij kompleksi hotelier kapin shuma marramendëse te investimeve te asaj ane.