LAJMI I FUNDIT:

Instagram në Android punon edhe offline

Instagram në Android punon edhe offline

Në konferencën vjetore të zhvilluesve të Facebook, Instagram ka njoftuar se aplikacioni i tyre për Android tani do të ketë mundësi të punojë offline, duke i mundësuar përdoruesve të kërkojnë dhe të shikojnë foto edhe kur janë në një zonë pa çasje në internet.

Në ndërkohë, storiet e Instagram së fundmi kanë marrë vëmendje më të madhe pasi që numri i përdoruesve të aplikacionit ka tejkaluar atë të Snapchat.


Kështu, me rritjen e përdoruesve mujor aktiv, Instagram ka vendosur të marrë rrugën e Facebook duke ofruar një shërbim të rregullt të kërkimit ‘offline’.

Kur përdordni Instagram pa rrjet, ju mund të shikoni material të cilat janë shkarkuar më parë, mund të bëni komente, pëlqeni dhe ruani postime dhe poashtu të ndaloni së ndjekuri një llogari.

Gjithçka që keni bërë pa rrjet, do të regjistrohet dhe të ekzekutohet pasi të kyçeni në ndonjë server.

Ende nuk dihet nëse Storiet nga Instagram do të punojnë poashtu offline, mirëpo duket e imagjinueshme që kjo do të implementohet së shpejti, pasi që Snapchat tashmë e ka një shërbim të tillë.