LAJMI I FUNDIT:

Inaugurohet Qendra për pemë dhe perime

Inaugurohet Qendra për pemë dhe perime

Komuna e Podujevës, sot organizon ceremoninë e inaugurimit të Qendrës për pemë dhe perime në fshatin Sfeqël, e cila realizohet në kuadër të projektit “Themelimi i qendrës për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në Llap dhe Gollak”.

Përurimin e këtij objekti do ta bëjnë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Sirje Poder. /Telegrafi/