LAJMI I FUNDIT:

Hoti nënshkruan udhëzimin që e rregullon transferimin e çmimit

Hoti nënshkruan udhëzimin që e rregullon transferimin e çmimit

Ministri në detyrë i Financave Avdullah Hoti sot ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ MF-02/2017 për Transferimin e Çmimit, Udhëzim i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave për administrimin dhe zbatimin e transferit të çmimeve në përputhje me dispozitat e nenit 27 të Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatave.

“Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ janë të zbatueshme për transaksionet e kontrolluara në mes të palëve të lidhura, që janë subjekte të juridiksioneve të ndryshme tatimore”, ka njoftuar MF-ja.


Vlen të theksohet se nëpërmjet këtij Udhëzimi Administrativ modernizohet rregullativa e transferit të çmimit, meqë ky Udhëzim Administrativ është në masë të madhe në përputhje me udhëzuesit e OECD-së dhe rregullativën përkatëse të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, Ministria e Financave ka zhvilluar një fazë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse të konsultimeve me palët e interesit, me qëllim të adresimit të komenteve të tyre. /Telegrafi/