LAJMI I FUNDIT:

Hoti: LDK do t’i fitojë zgjedhjet

Hoti: LDK do t’i fitojë zgjedhjet

Avdullah Hoti, tanimë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se për të personalisht është dita më e madhe e jetës pasi ka marrë mbështetjen e plotë dhe parezervë të LDK-së.

“(Këtë besim) e marr si përgjegjësi të jashtëzakonshme që duhet ta çoj përpara. Besoj shumë që me këtë unitet që ekziston në LDK, së bashku me partnerët e koalicionit, ky koalicion do t’i fitojë zgjedhjet pa asnjë hezitim”. /Telegrafi/