LAJMI I FUNDIT:

Google prezanton super-laptopin, Chromebook Pixel (FOTO)

Google prezanton super-laptopin, Chromebook Pixel (FOTO)

Google sot ka prezantuar modelin e avancuar të laptopit të saj – Chromebook, i cili ka ekran të ndjeshëm në prekje, çip shumë të fortë dhe ndërfaqe me rezolucion shumë të lartë.

Laptopi i ri i Google quhet Chromebook Pixel, dhe është në dispozicion për porosi nga PlayStore. Modeli tejet i vlerësuar i laptopit të Google posedon ekranin Gorilla Glass me 12.85 inç. Rezolucioni i Pixels ka 4.3 milionë piksel, që i bie rreth 239 piksel për inç. dhe me këtë rezolucion e kalon edhe MacBook-un e Apple me teknologjinë e ekranit Retina.


Chromebook Pixel do të vijë në dy versione, dhe që të dyja bazohen në procesorin e Intel, Core i5.

Modeli më i thjeshtë ka vetëm lidhje WiFi, ndërsa modeli tjetër më i avancuar mundëson lidhjen me rrjetin 4G. Për Pixel, Google premton deri në 5 orë jetë me bateri, ndërsa pajisja ka të integruar edhe QuickOffice në shfletuesin e saj, si dhe SD kartelë për ngarkim automatik të fotografive në Google+.

Çmimet e të dy versioneve janë mjaft të shtrenjta, pasi që modeli më i thjeshtë kushton 1,299 dollarë, ndërsa modeli me LTE mund të blihet për 1,449 dollarë. / Telegrafi /