Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar sot urdhërarrest për Albin Kurtin për shkak të mos pranisë në seancën gjyqësore për lëshimin e gazitlotsjellës në Kuvend.
Më herët, është raportuar se Albin Kurti ka shkuar në Vjenë të Austrisë, mirëpo tani Lëvizja Vetëvendosje përmes faqes së saj, ka publikuar një fotografi të Kurtit duke pirë kafe në një lokal atje.
“Sot, në Vjenë të Austrisë, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe Prof.Salih Salihu, u takuan me zyrtarët e lartë të socialdemokratëve austriakë, Znj.Ilia Dib, Sekretare Ndërkombëtare e SPÖ, dhe Dr.Gerhard Marchl, Drejtor i Institutit ‘Karl Renner’. Në këtë takim deputetët Kurti e Salihu paraqitën qëndrimet e VETËVENDOSJE!-s mbi situatën në Kosovë dhe rajon si dhe për idetë për daljen nga kriza. Në veçanti u shpalosën elemente të kritikës dhe programit të VETËVENDOSJE!-s mbi çështjet socio-ekonomike. U diskutua edhe për rolin dhe sfidat e mërgatës shqiptare si dhe ato të integrimit evropian. Në fund të këtij takimi shumë të përzemërt të dyja palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Vizita e deputetëve Kurti e Salihu vazhdon me takime të tjera zyrtare dhe me tubime me bashkatdhetarë në Vjenë, Grac dhe Linc”, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.
Kryetari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, në një postim në Facebook ka kërkuar anulimin e urdhrit për arrestimin e Albin Kurtit, kështu duke e quajtur të pa bazë dhe jo ligjor.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës