LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Opozita po e shfrytëzon rastin e Haradinajt

Gecaj: Opozita po e shfrytëzon rastin e Haradinajt

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka komentuar reagimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit në lidhje me mos miratimin e një rezolute në seancën e djeshme të jashtëzakonshme për Ramush Haradinaj.

Përmes një statusi të publikuar në Facebook, Gecaj ka thënë se rezoluta për Haradinajn është dashur të miratohej vetëm për të dhe lirimin e tij, por jo t’i bashkëngjiten dhe të tjera kërkesa me ngjyrime politike, njofton Klan Kosova.


Gecaj madje ka thënë se janë pikërisht qasjet e tilla sikur të kryetarit Ahmeti që tregojnë se pse nuk u arrit të miratohej rezoluta e mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës.

Ky është statusi i plotë i Gecajt:

“NGULFATJA E NJË REZOLUTE

Shpend Ahmeti na paska treguar se ditka të flasë edhe anglisht, të cilën e ka mësuar në Bullgari.

Kinse i revoltuar se nuk paska kaluar Rezoluta në Kuvend për rastin Haradinaj, ai paska shkruar “Go home government, you are drunk!” (shko në shtëpi qeveri, jeni të dehur).

Çfarë logjike, Çfarë nonsensi.

Është mu kjo qasje përjashtuese, të cilën e përdor edhe Kryetari i Komunës, ajo e cila tregon më së miri pse nuk u arrit të miratohej rezoluta mbrëmë.

Është totalisht e pandershme që të tentohet të keqpërdoret e keqinterpretohet secila çështje për rrëzimin apo akuzimin e qeverisë.

Rezoluta për Haradinajn, për të kaluar, është dashtë të jetë vetëm për te, vetëm për lirimin e tij, e jo ti veshen asaj edhe kërkesa tjera krejt me ngjyrime politike e interesa klanore”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori