Valdrin Krasniqi
Drenasi ndodhet në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës. Këto zgjedhje vijnë pas konfirmimit të dënimit nga Apeli ndaj, tanimë ish-kryetarit Nexhat Demaku. Ndonëse mandati i kryetarit të ri, i cili pritet të zgjidhet këtë vit, është vetëm një vit, gara do të jetë mjaftë interesante dhe test për zgjedhjet e ardhshme. Por, ende pa u shpallur zgjedhjet nga presidenti Hashim Thaçi, në këtë zonë ka nisur një fushatë e madhe nga të gjitha partitë politike. Bashkë me fushatën elektorale, në këtë qytet kanë nisur edhe protestat kundër dënimeve të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respektivisht kundër dënimit të ish kryetarit Demaku.
Bastioni i PDK-së tani ka një sfidë shumë të madhe përpara. Ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit në Drenas ka mjaftë kandidatë potencialë për të marr timonin e Komunës.
Partia Demokratike e Kosovës, ndonëse ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për kryetar të Drenasit, atje, njeriu më i votuar në zgjedhjet e kaluara për asamble komunale në nivel vendi, Naim Bazaj, ka nisur fushatën elektorale pa ‘izën’ e Kadri Veselit. Ai madje i ka dërguar kërcënim të drejtpërdrejtë PDK-së në qendër, se në rast që ajo nuk e nominon për kryetar, do t’i futet i pavarur garës.
Në PDK janë duke u lakuar disa emra si kandidatë të mundshëm për kryetar të Drenasit, përfshirë këtu edhe emrin e ambasadorit Ramiz Lladrovci dhe emrin e deputetes Sala Shala. Pas kërcënimit të Bazajt, përçarja në këtë degë të partisë më të madhe në vend është më afër se kurrë dhe vështirë e menaxhueshme.
Në anën tjetër, Nisma për Kosovën këtë herë ka kandiduar një njëri i cili gëzon mjaftë respekt tek qytetarët e kësaj zone. Një arsimtar i cili i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në fillet e saj, tanimë ka nisur takimet me elektoratin e tij. Isa Xhemajlaj gëzon një respekt të madh, si nga veteranët e luftës, ashtu edhe nga qytetarët e këtij rrethi. Këtë herë, gjasat janë të mëdha se Xhemajlaj të gëzojë edhe mbështetjen e Aleancës së Ramush Haradinajt e cila sakrifikon kandidaturën e saj, vetëm që ta mbështesë njeriun e Nismës dhe ta përmbysë PDK-në në këtë komunë.
Lidhja Demokratike e Kosovës këtë herë në krye të degës në Drenas e ka sjellë një biznesmen i cili ka ndikim edhe në qendër. Bedri Nika, pronari i restorantit “Shqiponja” që për shumë vjet kishte vepruar edhe në ambientet e Qeverisë dhe të Kuvendit, sot është duke e mobilizuar masën në zonën e Drenasit dhe ka marrë mbështetjen edhe të partisë e cila sot udhëheq me Qeverinë.
Njëjtë sikur LDK, edhe Aleanca e Behxhet Pacollit ka zgjedhur që në garë për kryetar të Drenasit ta vendos një biznesmen nga Llapushniku. Elmi Thaqi, që vjen nga kompania gjigante e transportit “Vëllezërit Thaqi”, ka disa ditë që ka nisur fushatën me simpatizantët e AKR-së.
Kurse, partia më e zhurmshme në kuvendin komunal të Drenasit, Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk e ka caktuar kandidaturën e saj për të parin e Drenasit. Por, ajo që është parë në terren tregon se për këtë garë janë interesuar në masë të madhe edhe zyrtarët kryesorë të kësaj partisë. Pak ditë më parë, ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte takuar banorët e këtij qyteti me të cilët kishte bashkëbiseduar për hallet e tyre.
Nuk janë vetëm këta kandidatët të partive politike që do të garojnë për kryetar komune. Interesim ka zgjuar edhe ish asamblisti i PDK-së, Xhavit Drenori, i cili në zgjedhjet e kaluara kishte marrë mjaftë vota. Drenori ka qenë shembull për të gjithë asamblistët se si duhet të jetë transparent në raport me votuesit dhe qytetarët. Ai, në stilin evropian kishte dorëzuar raportin e punës shtëpi për shtëpi, një praktikë e pazakontë për një politikan kosovar.
Duke marrë parasysh kandidaturat e lartcekura dhe mundësinë e përçarjes së PDK-së në këtë Komunë, gjasat që t’i shpëtojë balotazhit bastioni i PDK-së janë tejet të vogla.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre