LAJMI I FUNDIT:

Flet prokurori që ngriti aktakuzën ndaj prokurorit (Video)

Flet prokurori që ngriti aktakuzën ndaj prokurorit (Video)

Intervista me prokurorin e Gjilanit, Arben Ismajli, që ka ngritur aktakuzë për kolegun e tij nga Prizreni, Bajram Hamitaga, është pjesë e emisionit të fundit për vitin 2016 të “Drejtësia në Kosovë”.

Ismajli e akuzon për shpërdorim detyre prokurorin e suspenduar të Prokurorisë Themelore në Prizren Bajram Hamitagën, ndërsa Luan Delilin, shoferin e kësaj prokurorie e ngarkon për frikësim dhe detyrim.


Aktakuza e Ismajlit kundër Hamitagës e Delilit u ngrit pasi “Drejtësia në Kosovë” në muajin maj transmetoi në dy vazhdime emisionin me titull “Pazaret në Prokurori 1 &2”.

“Pas hetimeve të kryera, unë kam ngritur aktakuzë ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe shoferit të kësaj prokurorie dhe rasti tani më është në gjykatë dhe është mbajtur seanca fillestare”, tha në emision prokurori i Gjilanit Arben Ismajli.

Sipas hulumtimit të “Drejtësia në Kosovë” prokurori Bajram Hamitaga dyshohet se ka kërkuar para nga familjarët e Granit Paçarizit, pas akuzimit të tij për veprën penale vrasje në tentativë.

Siç dëshmoi hulumtimi, prokurori Bajram Hamitaga në këmbim të heqjes dorë nga ndjekja penale e Granit Paçarizit kishte kërkuar favore nga familjarët e tij.

Fillimisht prokurori Hamitaga kishte servisuar kositësen e barit te babai i Granitit pa paguar asnjë cent. Dhe kishte marrë dhe pastaj dhe kthyer më pas një çadër për kopshtin e tij.

Po sipas hulumtimit Hamitaga kishte kërkuar edhe të holla nga familjarët e Granit Paçarizit, por kur nuk i kishte pranuar ato kishte rihapur rastin e Granit Paçarizit, duke e akuzuar për të dytën herë, por duke i rënduar veprën.

Akuzat e Granitit dhe familjarëve të tij, prokurori Bajram Hamitaga i ka quajtur të pabaza dhe tendencë për të shpëtuar nga ndjekja penale.

Sipas “Drejtësia në Kosovë” shoferi i prokurorisë me të cilin vozitej prokurori Bajram Hamitaga, Luan Delili ishte përfshirë si ndërmjetës në mes prokurorit dhe familjes Paçarizi.

“Drejtësia në Kosovë” në maj transmetoi edhe filmimet ekskluzive ku shihej shoferi Luan Delili tek bisedonte me familjen Paçarizi në emër të prokurorit Bajram Hamitaga. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori