Një fjalë e vetme ka fuqinë ta ndryshoj tërë domethënien e asaj se çfarë doni t’i tregoni një personi. Pra, çfarë nëse ai person është intervistuesi juaj?
Të gjitha përpjekjet tuaja, duke filluar nga gjetja e një vendi të lirë të punës, dërgimi i CV-së, pritja e telefonatës për intervistës etj., mund të shkojnë poshtë nëse e thoni një fjalë që nuk duhet, transmeton Telegrafi.
P.sh., nëse e përdorni fjalën “ummm” gjatë një interviste pune, kjo bën të dukeni më pak të shkolluar.
Veç kësaj, disa njerëz nuk e dinë se edhe përdorimi i fjalës “në një mënyrë” në një intervistë i bën ata të tingëllojnë si adoleshentë. Nëse dëshironi të tingëlloni si person i mbushur me vetëbesim, atëherë duhet të zëvendësoni këtë fjalë me “po” dhe “jo”.
“Perfeksionist”
Asnjëherë mos u përpiqni t’i glorifikoni fuqitë tuaja duke e përdorur këtë fjalë që përdoret tejet shumë. Intervistuesi nuk është budalla dhe lehtë mund t’i njohë aftësitë dhe fuqitë tuaja.
“E mahnitshme”
Shpeshherë keni tendenca ta përdorni këtë fjalë për të nënkuptuar pozitivistet. Por, ndonjëherë mund t’i ekzagjeroni gjërat duke e përdorur këtë. Merrni pak minuta kohë para se ta përdorni këtë fjalë për të kuptuar nëse me të vërtetë nevojitet.
“Jo”
Asnjëherë mos jepni ndonjë përgjigje monosilabike si “Po” ose “Jo” edhe atëherë kur pyetja është e thjesht dhe direkte. Të supozojmë se përgjigja është jo, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndaleni vetëm me një përgjigje të shkurtër dhe të ftohët.
P.sh., nëse dikush të pyet “A dini të përdorni programin Excel”, ju duhet të përgjigjeni “Ah, nuk kam pasur mundësinë ta mësojë ende”.
“Urrejtje”
S’mund ta kuptoni ndikimin negativ që e ka kjo fjalë. Posa ta përdorni këtë fjalë gjatë një interviste pune, ju futeni në kategorinë e kandidatëve të rrezikuar. Prandaj, përpiquni që me çdo kusht ta shmangni këtë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Çdo grua duhet ta dijë këtë: Sa ditë pas marrëdhënies seksuale mund të bëni një test shtatzënie?
Maska më e mirë kundër zbokthit
Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre