LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump më 2011: Kam dëgjuar gjëra të mira për Shqipërinë

Donald Trump më 2011: Kam dëgjuar gjëra të mira për Shqipërinë
President-elect Donald Trump waves as he arrives at his election night rally, Wednesday, Nov. 9, 2016, in New York. (AP Photo/John Locher)

Presidenti i porsazgjedhur amerikan, Donald Trump, do të merrte pjesë në festën e 20-vjetorit të themelimit të gazetës “Illyria” në New York, më 22 maj 2011. Mirëpo, rastësia e deshi që dita e festës të binte në të njëjtën datë me atë të finales së shfaqjes televizive “The Apprentice”, që e bëri të famshëm në të gjithë Amerikën – bosin e pronave të patundshme njujorkeze!

trump2011


“I dashur Vehbi, të fëlenderoj që më ke ftuar”, i drejtohet ai me një letër personale, botuesit të gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami (i lindur më 1964 në fshatin Depcë të Preshevës). “E vlerësoj shumë ftesën dhe më bëhet qejfi nga gjesti juaj për të më nderuar me një çmim”.

“Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për Shqipërinë, sidomos që është një vend shumë i bukur”, thotë presidenti i ardhshëm i Amerikës. “Më vjen keq që nuk do të kem mundësinë që t’ju bashkohem për një ngjarje kaq të shënuar…”

E botuar në New York, me abonim në 50 shtetet e Amerikës, “Illyria” ka luajtur një rol të madh në sensibilizimin e politikës dhe diplomacisë amerikane për çështjen shqiptare, në veçanti Kosovën dhe trojet shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë. /Ruben Avxhiu/Illyria/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori