Deputetët e legjislaturës së shkuar të cilët nuk janë pjesë e kësaj legjislature do të vazhdojnë të marrin pagën e plotë prej deputeti edhe për 12 muaj të tjerë.
Kjo pagë sipas monitoruesit të Kuvendit të Kosovës nga KDI, Albert Krasniqi, njihet si pagë kalimtare e të cilën do të vazhdojnë të marrin edhe ministrat e kabinetit qeveritar.
“Të gjithë deputetët e legjislaturës së kaluar të cilët nuk gëzojnë të hyra tjera nga buxheti i shtetit, kanë të drejtën e përfitimit të pagës së plotë bazë të deputetit për një periudhë prej 12 muajve, që ndryshe njihet si pagë kalimtare. Kjo bëhet më qëllim të transferimit sa më të lehtë nga jeta politike. Për 12 muaj pagën do ta marrin edhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, ndërsa zëvendësministrat për 6 muaj”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.
Madje në bazë të kësaj ndarje të buxhetit të shtetit, përfitime dukshëm më të mëdha do të kenë ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-kryeministri.
Nëse kryetari i Kuvendit të Kosovës, nuk arrin të rizgjidhet në postin e tij, ai do të vazhdoj të marr 70 përqindëshin e pagës bazë të kryeparlamentarit për gjithë jetën.
“Ligji për përfitimet e ish zyrtarëve të lartë iu mundëson që vetëm me ushtrimin e funksionit për të paktën gjashtë muaj, përgjatë gjithë jetës të marrin 70% të pagës aktuale të funksionit përkatës. Përveç kësaj, të njëjtit do të kenë edhe shumë përfitime të tjera, si një asistent të lartë, vozitësin dhe një truprojë. Ata do të kenë edhe një hapësirë të përshtatshme zyre të mobiluar dhe të pajisur, që i mbulohen shpenzimet e komunikimit deri në 1200 Euro në vit. Në këtë ligj është menduar edhe për përfitime të familjarëve të ish zyrtarëve të lartë pas vdekjes së tyre. E veja ose fëmijët nën moshën 18 vjeçare kanë të drejtë të marrin përfitim monetar në një vlerë prej 60% të pagës”, ka shtuar Krasniqi.
Po ashtu monitoruesi i Punës së Kuvendit ka thënë se përveç ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-kryeministrit, të njëjtat përfitime vlejnë edhe për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ish-kryeprokurorin e Shtetit dhe ish-kryetarin e Gjykatës Supreme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Qeveria e Kosovës nis përgatitjet për projektet infrastrukturore nga fondet e BE-së
5,829 euro mblidhen nga konsumatorët e Meridian Express për SOS Fshatin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër