Çrregullimet gjuhësore te fëmijët përfshijnë vështirësitë në mësimin e të kuptuarit dhe/apo të prodhuarit e aspekteve semantike, fonologjike, sintaktike, morfologjike dhe pragmatike të gjuhës. Çrregullimet e tilla përfshijnë gjithashtu edhe sjellje verbale të pamjaftueshme dhe/apo të papërshtatshme te fëmijët.
Prof.ass. Ardita A. Devolli, dr.sci.
logopede
Tel. 044 123 449
Çrregullimet gjuhësore mund t’i hasim te grupet e ndryshme të fëmijëve me kondita klinikore (p.sh. me autizëm apo retardim mental), apo pa to. Sipas Hegde (1996), këto çrregullime mund t’i përfshijnë 10-15% të fëmijëve dy vjeçar, si dhe 4 -7.5% të atyre tre vjeçar.
Te disa fëmijë këto çrregullime paraqiten në formë më të lehtë, ndërkaq tek ata të moshës shkollore ato përqendrohen në formën më të rëndë duke i klasifikuar si të paaftë për mësim. Pra, në përgjithësi, këto çrregullime ndërlidhen dhe ndikojnë në sjelljet sociale dhe akademike të fëmijëve.
Faktorët etiologjik që ndërlidhen me çrregullimet gjuhësore te fëmijët janë:
– me prejardhje të panjohur;
– faktorët gjenetik që sugjerohen nga paraqitja e lartë e çrregullimeve të tilla në familjen e fëmijës së tillë.
Çrregullimet gjuhësore te fëmijët përfshijnë:
– fillimin e ngadalësuar apo të vonuar të gjuhës;
– fjalorin e kufizuar të fjalëve;
– pamjaftueshmërinë e të mësuarit dhe papërshtatshmërinë e përdorimit të morfemave
gramatikore të gjuhës;
– shkathtësitë e pamjaftueshme sintaktike;
– mungesën apo përdorimin e papërshtatshëm të gjuhës;
– vështirësitë në të kuptuarit e gjuhës së folur.
Objektivat e vlerësimit të çrregullimeve gjuhësore te fëmijët kanë të bëjnë me vlerësimin e:
– shkallës dhe natyrës së vonesës apo çrregullimit gjuhësor;
– aspekteve të ndryshme të shkathtësive gjuhësore;
– të kuptuarit gjuhësor;
– prezencës së konditave klinikore (p.sh. retardimit mental, dëmtimit të dëgjimit apo autizmit);
– përbërjes së familjes dhe të komunikuarit e tyre;
– diagnozës së çrregullimit gjuhësor;
– shkathtësive akademike;
– qëllimeve potenciale të trajtimit.
Trajtimi i fëmijëve me çrregullime gjuhësore, sipas Norris-it dhe Damacio-s (1990), përfshin:
– zgjedhjen e shkathtësive funksionale të gjuhës duke u bazuar në vendosmërinë e fëmijës për intervenim;
– shkathtësitë e të lexuarit, të shkruarit dhe të folurit të ndërlidhura me trajtimin e gjuhës orale;
– grupe të vogla apo të mëdha të fëmijëve (duke e përqendruar vëmendjen fillimisht te individi);
– tema të njëjta përgjatë ditëve të trajtimit, por me materiale të ndryshme (tregime, vizatime, skica, literaturë, vallëzim);
– njoftimin me koncepte dhe ide të reja çdo ditë, por me temë të njëjtë vazhdimisht;
– dhënien e rasteve të ndryshme për fëmijën që të shprehet verbalisht;
– pjesëmarrjen aktive të fëmijës në terapi;
– elaborimin dhe rregullimin e shqiptimit të fëmijës;
– ndërveprimin në shkallën zhvillimore të fëmijës.
Diagnostika diferenciale na sugjeron që të bëjmë dallimin në mes të çrregullimeve gjuhësore te fëmijët pa dëmtime senzorike, intelektuale, neuromotorike dhe psikiatrike si dhe atyre me autizëm, dëmtime në të dëgjuar, retardim mental dhe me dëmtime të trurit.
Prognoza e rehabilitimit të çrregullimeve gjuhësore te fëmijët varet nga: fëmija, përkrahja e familjes, koha dhe intensiteti i intervenimit. Shumica e fëmijëve përfitojnë nga trajtimi i çrregullimeve gjuhësore, edhe pse tek disa ato vazhdojnë të jenë të pranishme edhe përgjatë viteve të adoleshencës dhe pleqërisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre