LAJMI I FUNDIT:

Clinton: Nuk merrem më me Trumpin

Clinton: Nuk merrem më me Trumpin

Kandidatja demokrate për president të ShBA-ve, Hillary Clinton, ka thënë se nuk do të shqetësohet më se çfarë thotë Trump, por do të fokusohet në çështjet e vendit, raporton BBC.

“Kam debatuar me të për rreth 4 orë e gjysmë”, tha ajo duke i rikujtuar shkëmbimet e akuzat në mes tyre, transmeton KosovaPress.


“Madje, as që më shkon mendja që t’i përgjigjem më atij”, tha Clinton teksa fliste me gazetarët rreth fushatës së saj.