LAJMI I FUNDIT:

Çitaku ia përmend Nikoliqit krimet serbe në Kosovë

Çitaku ia përmend Nikoliqit krimet serbe në Kosovë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, me të nisur fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ambasadorit rus, Vitali Çurkin.

Më pas ajo ia ka numëruar presidentit serb, Tomislav Nikoliq, krimet e luftës të kryera në Kosovë, në veçanti ato në qytetin e Gjakovës, njofton Klan Kosova.


“Të gjitha vuajtjet që janë bërë ndaj kosovarëve, vrasjet dhe tjera nuk na kanë penguar në ndjekjen e fatit tonë”.

“Humaniteti është i aftë për realizimin e mrekullive. Koha ka ardhur që të ecim përpara. Duke dëgjuar rrëfime të vjetra me konsum të pajustifikuar”.

“Do ta përmendi çdo temë të ngritur në raport me përfaqësuesin special”, ka thënë Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Në vitin 1998 – 1999, janë vrarë 1665 civilë në qytetin e Gjakovës. 373 janë vrarë në më pak se një orë. Kurse kemi edhe tre mijë gra janë dhunuara, qindra janë të zhdukur, shtëpi, shkolla dhe vende fetare janë shkatërruar”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka përmendur punën e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari për t’i akomoduar pakicat.

“Komuna ka investuar në rindërtimin e kishave. Kisha ortodokse në Gjakovë asnjë herë nuk është sulmuar”, pohoi Çitaku.

Çitaku ka falënderuar shtetin e Bangladeshit që njohu pavarësinë e Kosovës.

“Më lejoni t’ju them se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e njohur nga pjesa dërmuese e shteteve të botës. Falënderoj edhe qeverinë dhe popullin e Bangladeshit që ka njohur sot Kosovën, por edhe Singaporin që njohu pavarësinë tonë në dhjetor”, ka shtuar Çitaku ndër tjera. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori