LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet krijon Batmobile me përmasa reale (Foto)

Chevrolet krijon Batmobile me përmasa reale (Foto)

Në Detroit Auto Show është prezantuar makina e re që do ta vozisë Batman, e krijuar tërësisht nga kubet Lego.

Super-vetura e punuar nga Chevrolet, ka përmasa reale dhe e paraqet të ashtuquajturën Batmobile, që është makina e fuqishme që e shfrytëzon personazhi kryesor, transmeton Telegrafi.


Në fakt, me anë të kësaj vepre unike, që është bërë nga mijëra kube të ngjitura me njëra-tjetrën, është paralajmëruar filmi i ri i Batman në bashkëpunim me Lego.

Kompania e lodrave do të punojë me Warner Bros, që të sjellë një episod të veçantë që është i dedikuar për të rritur dhe fëmijë.

Sa i përket makinës gjigante, pasi të shfrytëzohet për nevoja të xhirimit, pritet të dërgohet nëpër premiera të filmit që vizitorët ta shohin nga afër. /Telegrafi/