LAJMI I FUNDIT:

Çelaj: Skandalet më të mëdha i bëri opozita

Çelaj: Skandalet më të mëdha i bëri opozita

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Lirak Çelaj tha se nuk ka skandal më të madh se ajo çka ka bërë opozita e deritanishme, me përdorimin e gazit lotjellës.

Këto vlerësime, Çelaj i bëri në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, në një përballje me Xhelal Sfeçlën, nga Lëvizja Vetëvendosje.


Çelaj shtoi se imazhi i Kosovës ka rënë dukshëm me të gjitha ato skena të gazit lotjellës që janë parë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, Xhelal Sfeçla nga Lëvizja Vetëvendosje, u shpreh se imazhi i vendit është humbur nga partitë në pushtet me skandalet dhe aferat e tyre.

Ai shtoi se kundërshtimi i Demarkacionit është bërë me metodë demokratike dhe tha se ndihen krenarë që kjo vijë kufitare nuk ka arritur që të kalojë.