LAJMI I FUNDIT:

Bursat botërore rimëkëmben pas fitores së Trump

Bursat botërore rimëkëmben pas fitores së Trump

Tregjet botërore kanë rimarrë veten, pas rënies menjëherë pas zgjedhjes së papritur të Donald Trump në zgjedhjet e SHBA-së.

Tregjet botërore të aksioneve dhe dollari amerikan pësuan rënie të thellë pas lajmeve se Trump u zgjodh presidenti I 45 I SHBA-së, por filluan ta marrin veten gjatë ditës së mërkurë.


Tregjet botërore u rikonsoliduan posaçërisht të enjten më 10 nëntor dhe dollari e çmimet e naftës u rritën.

Shumica e tregjeve në Azi u përmblodhën, pas fjalimit pajtues të pranueshëm të Trumpit që ndihmoi të zbuten shqetësimet e tregjeve financiare që u krijuan me fitoren e tij të papritur zgjedhore.

Trump ka bërë fushatë kundër marrëveshjeve të tregtisë së lirë si NAFTA dhe marrëveshja e fundit e Partneritetit Trans-Paqesor, duke sugjeruar se do të vë taksa për importet nga vendet si Kina e Meksika, dhe ka premtuar ndërtimin e një muri në kufirin jugor për të bllokuar imigrimin ilegal për të cilin qeveria e Meksikës do të paguante.

Investitorët i kanë parë politikat e administratës së Clintonit si, përgjithësisht, “një vazhdimësi të status quos” të vendosur nga Presidenti Barack Obama. /Telegrafi/