LAJMI I FUNDIT:

Bujqit grekë sot do të hyjnë me traktorë në Selanik

Bujqit grekë sot do të hyjnë me traktorë në Selanik

Bujqit grekë, të cilët protestojnë kundër tatimeve dhe reformave pensionale të Qeverisë sot do të hyjnë me traktorë në qendrën e Selanikut.

Aksioni parashikon organizimin e një tubimi protestues me rastin e hapjes së sotme të ekspozitës “zooteknika”.


Njëkohësisht vazhdojnë bllokadat në akset kryesore rrugore në vend, ku në disa vende janë simbolike, ndërsa në të tjera bllokadat mbahen në interval të caktuar.

Teknikë bujqësore dhe prani të përforcuar policore ka tek postblloku Promhon-Kula në kufirin me Bullgarinë, ku qarkullimi momentalisht zhvillohet normalisht. Kufiri me Maqedoninë në kalimin Evzoni është i mbyllur.

Bujqit paralajmërojnë se të dielën do të vendosin nëse do të vazhdojnë protestat. /Telegrafi/