0Shares

Edhe pse bëhet fjalë për një proces normal, i cili rregullon temperaturën trupore, djersitja e tepërt mund të jetë estetikisht shumë e pakëndshme, problem psikologjik dhe social.

Dr. med. Nijazi Ahmeti
Beauty Academy “DERMO-ESTETICA”
Dermatovenerolog/Botox&Juvederm Practitioner/Mesotrax Thread expert – Certified LPG Trainer/Enerpeel National Trainer/Certified Laser Specialist
Mob. + 377 44 53 00 53 / + 386 49 53 00 53
Fb: BeautyAcademyDermoEstetica
Inst: beautyacademy.dermoestetica
Blv. “Dëshmorët e Kombit” 66 (përballë AAK-së), Prishtinë

Djersitja – hiqni qafe njollat dhe aromat e pakëndshme

Djersitja e tepërt është e njohur me emrin profesional hiperhidrozë dhe më e dukshme është në zonat e nënsqetullave, shuplakave dhe shputave.

dc05c8e54d80b2ed30dfdc80fd72d466-hero

Shkaktarët e kësaj dukurie shqetësuese dhe bezdisëse janë stresi, funksioni i tepërt i gjëndrës tiroide, hipoglikemia, mbipesha, gjëndrat mbiveshkore, menopauza, ilaçet që përdoren për trajtimin e disa llojeve të sëmundjeve si edhe hormonet. Ndonjëherë djersitja e tepërt mund të jetë edhe gjenetike.

Njerëzit me këtë problem nuk i mundojnë vetëm rrobat e bëra me djersë dhe duart e lagura, por edhe irritimi i lëkurës pastaj edhe gjendja e pakëndshme shoqërore.

Viteve të fundit botoksi është treguar shumë i efektshëm në pengimin e djersitjes së tepërt.

Ky preparat ua lehtëson jetën njerëzve të cilët vuajnë nga ky çrregullimi, qoftë kur është fjala për fytyrën, duart, shputat apo nënsqetullat.

e3a0c2fce370d96b311471cd30e27132

Me botoks vërtet djersitjen mund ta harroni për një kohë.

Studimet më të reja tregojnë që te 80 për qind e pacientëve të trajtuar me botoks djersitja është zvogëluar më shumë se 50 për qind, ndërkaq efekti zgjat mesatarisht 200 ditë, nga gjashtë deri në nëntë muaj.

Kjo proteinë e pastër natyrore përkohësisht bllokon veprimin e aktivatorëve kimikë nëpërmjet përbërësve neurovegjetativ në vetë gjëndrën, e cila përkohësisht është e bllokuar.

Para vetë trajtimit në zonën e dëshiruar duhet patjetër të bëhet testi me të cilin do të përcaktohet intensiteti i djersitjes. Në këtë mënyrë do të përcaktohet dendësia e aplikimit të botoksit.

maxresdefault

Trajtimi nuk shkakton dhembje, bëhet pas anestezionit lokal me krem.

Nuk lë gjurmë, ndërkaq në ditët e para nuk rekomandohen: sauna, solariumi dhe trajnimet.

Ky problemi madh zgjidhet pa intervenim kirurgjikal dhe pa efekte të padëshiruara. /Telegrafi/S041

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)