LAJMI I FUNDIT:

Bora mbulon shkretëtirën e Saharës, dunat e rërës kthehen në terren skijimi (Foto)

Bora mbulon shkretëtirën e Saharës, dunat e rërës kthehen në terren skijimi (Foto)

Në qytetin e vogël Ain Sefra të Saharës, ka rënë borë e dendur për disa orë me radhë, duke bërë që sipërfaqja të mbulohet me masën që arrin deri në një metër.

Këto reshje atmosferike, vijnë pas 37 vitesh në këtë vend, transmeton Telegrafi.


Fëmijët dhe të rinjtë janë kënaqur duke rrëshqitur nëpër dunat e rërës, pjerrtësia e së cilave ishte e përkyer për këtë lojë.

Mirëpo, aty nuk kanë kaluar mirë udhëtarët dhe shoferët. Për pasojë, shumë njerëz nuk kanë shkuar në punë, derisa forcat për mbrojtjen e ambientit janë mobilizuar, që të ndihmojnë ata që janë bllokuar.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihni peizazhet e shkretëtirës që janë mbuluar nga shtresa e bardhë e borës. /Telegrafi/