Përfaqësues të shoqatave ekonomike të cilat mbrojnë interesat e bizneseve në Kosovë kërkojnë nga autoritetet që të rrisin efikasitetin e institucioneve të drejtësisë si dhe kërkojnë sundim të mirëfilltë të ligjit.
Kjo thonë ata është parakusht për përmirësimin e ofertës para investitorëve të huaj për të cilët Kosova ka nevojë.
Këto komente janë bërë në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbi sistemin e drejtësisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka tha se kjo tryezë është e një rëndësie të veçantë për komunitetin e bizneseve për të diskutuar mbi funksionimin e institucioneve të drejtësisë, të cilën Oda Amerikane e konsideron si vital për të garantuar mes tjerash funksionimin e institucioneve demokratike dhe ofrimin e mjedisit të barabartë për të bërë biznes.
“Rritja e efikasitetit të institucioneve të drejtësisë dhe një sundim i mirëfilltë i ligjit, është parakusht edhe për përmirësimin e ofertës para investitorëve të huaj për të cilët vendi ka nevojë”, ka thënë Zeka.
Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha thotë se infrastruktura ligjore dhe zbatimi i ligjit janë parakushte të të bërit biznes në Kosovë.
Sipas saj, në mesin e problematikave në sistemin e drejtësisë, numri i madh i lëndëve paraqet problem kyç për sistemin e sundimit të ligjit.
“Duhet të fokusohemi në sundimin e ligjit mbi bazën e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies. Hapësirë e veçantë duhet t’i jepet edhe legjislacionit komercial, i cili luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik te vendit”, ka theksuar Hoxha.
Ndryshe, përfaqësues të investitorëve evropianë në Kosovë, vazhdimisht iu kishin bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të fokusohen në krijimin e një klime më të favorshme për investitorët e huaj, pasi që në të kundërtën, ata siç do të vijnë, ashtu edhe do të largohen nga Kosova pa investuar. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre