LAJMI I FUNDIT:

Avancohet kundërligjshëm balldyska e Çekut!

Avancohet kundërligjshëm balldyska e Çekut!

Leonita Harxhi mund të cilësohet si njeri goxha me “fat” në diplomacinë e Kosovës. Pa u lodhur fort për të marrë diploma universitare, Harxhi pas tre vjetësh asistente në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, është avancuar në pozitën e zëvendëskonsull. Harxhi, e cila është motra e bashkëshortes së ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, tashmë mban pozitë diplomatike.

Ministria e Punëve të Jashtme, pos që ka marrë vendim që ta avancojë Harxhin pa ndonjë shkollim të lartë, me këtë vendim ka shkelur edhe ligjet e shtetit të Belgjikës, gjegjësisht ka shkelur praktikat e pranuara përgjithësisht të shtetit belg për mosdhënie të statusit të diplomatit, personave me shtetësi belge, shkruan “Zëri”.

Harxhi si rezultat i martesës së para disa viteve me një shtetas belg mban shtetësinë e këtij vendi, ndërsa rregullat e Belgjikës, sipas burimeve të gazetës, bëjnë me dije qartë se shtetasit belg nuk mund të ketë statusin e diplomatit e as të gëzoj imunitete e privilegje diplomatike, të cilat u akordohen vetëm diplomatëve.


Sipas burimeve të gazetës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel, ka marrë vërejtje nga autoritetet belge për këtë shkelje. Kjo letër ia kujton Kosovës përmes ambasadës së atjeshme se asnjë shtetas belg nuk mund të jetë staf diplomatik në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.

Të gjithë e dinë këtë rast, por asnjëri nuk flet. Zyrtarisht nuk flasin as zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët e kanë shkruar vendimin me të cilin Harxhi javë më parë është avancuar në pozitë diplomatike.

Për më shumë se dy javë, gazeta ka pritur përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme, përkatësisht nga këshilltari Artan Behrami, por i njëjti nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës përmes së cilave është kërkuar baza ligjore e emërimit të Harxhit në pozitën e zëvendëskonsull në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori