LAJMI I FUNDIT:

”Asnjëri nga pesë të helmuarit e djeshëm nuk është hospitalizuar”

”Asnjëri nga pesë të helmuarit e djeshëm nuk është hospitalizuar”
Foto: Arkiv

Inspektoriati sanitar dhe shëndetësor shtetëror (ISSHSH) informoi dje se pesë persona janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në lokalin “DM” në Shkup.

Mirëpo nga Klinika për sëmundje infektive informojnë se nuk ka persona të hospitalizuar nga helmimi i djeshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.


https://telegrafi.com/pese-persona-te-helmuar-ushqim-ne-shkup/
Lexo po ashtu https://telegrafi.com/pese-persona-te-helmuar-ushqim-ne-shkup/

Dje, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma të lehta të helmimit, të cilit ishin për kontrollë në ambulancë dhe më pas janë lëshuar në shtëpi.

Në shtëpi janë lëshuar edhe katër persona tjerë të hospitalizuar, të cilët para disa ditëve janë mbajtur në spital për shërim, me simptoma të helmimit nga ushqimorja ‘Sedmica’ në Karposh. /Telegrafi/