LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen edhe tre persona lidhur me sulmin e përgjakshëm në Mançester

Arrestohen edhe tre persona lidhur me sulmin e përgjakshëm në Mançester

Policia angleze ka arrestuar tre persona që dyshohet se kanë lidhje me sulmin terrorist që ndodhi gjatë të hënës në Mançester, ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 120 tjerë.

Sulmuesi që hodhi veten në erë është identifikuar si Salman Abedi 22-vjeç, kurse policia beson se ai nuk kishte vepruar i vetëm, transmeton Telegrafi.


Deri më tani janë arrestuar katër person,a që dyshohet se kanë lidhje me përgatitjen e sulmit terrorist në “Manchester Arena”.

Policë të armatosur deri në dhëmbë hedhin në erë derën e shtëpisë së sulmuesit të Mançesterit dhe futen brenda (Foto/Video)
Lexo po ashtu Policë të armatosur deri në dhëmbë hedhin në erë derën e shtëpisë së sulmuesit të Mançesterit dhe futen brenda (Foto/Video)

Në mesin e të vrarëve me bombë artizanale në “Manchester Arena” ku po zhvillohej koncerti i pop këngëtares amerikane Ariana Grande, janë edhe shumë fëmijë.

Ndërkaq, kryeministrja britanike Theresa May ka kërkuar ndihmë nga njësitë e ndryshme ushtarake të cilët do të ndihmonin policët e armatosur të cilët të njohur si “Cobra”. /Telegrafi/