LAJMI I FUNDIT:

Acer prezanton tabletin Iconia B1 me 139 euro!

Acer prezanton tabletin Iconia B1 me 139 euro!

Tableti më i ri i Acer, Iconia B1-A71 kishte debutuar në CES 2013 , dhe me vete mbante procesorin dual-core 1.2GHz Mediatek dhe 8GB memorie të brendshme.

Një muaj më pas, në Kongresin Botëror Mobil, kompania ka prezantuar modelin me 16GB në Jelly Bean, dhe e veçanta e këtij modeli është çmimi prej139 eurosh (krahasuar me versionin 8GB-ësh me 119 euro).

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe rezolucionin me 1,024 x 600 piksel, kamerën e përparme me 0.3 mega-piksel, dhe mbështjellësin e plastikës.


Acer Iconia B1-A71 tani është në dispozicion në Afrikë, Evropë dhe Lindje të Mesme. / Telegrafi /