LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Me qeverisjen tonë, shkalla e papunësisë do të jetë njëshifrore (Video)

Abrashi: Me qeverisjen tonë, shkalla e papunësisë do të jetë njëshifrore (Video)

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se me qeverisjen e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, shkalla e papunësisë do të arrihet të jetë njëshifrore.

Ai, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se nën qeverisjen e këtij koalicioni rritja ekonomike do të jetë shtatë për qind, e cila do të ndikojë edhe në rritje të punësimit.


Përderisa është shprehur i sigurt në fitoren e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, shprehet se ky koalicion do të sjell rritje të buxhetit prej mbi tre miliardë eurosh që në fillimet e qeverisjes së tij.