LAJMI I FUNDIT:

A do të heqë dorë Hashim Thaçi nga ushtria? (Video)

A do të heqë dorë Hashim Thaçi nga ushtria? (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndryshe nga herët e tjera, ka pritur ditën e dytë që ta pres në takim një zyrtar të lartë amerikan.

Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee ndodhet në Kosovë për vizitë që nga dita e kaluar dhe vetëm sot gjatë orëve të drekës u takua me Hashim Thaçin.


Gjatë takimit Thaçi ka bërë të ditur se është pajtuar me zyrtarin amerikan në lidhje me transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

Vlen të theksohet se Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delavvie e ka kundërshtuar me forcë propozimin e presidentit me argumentin se një hap i tillë nuk mund të hidhet pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Analistët këtë situatë e vlerësojnë si një ftohje të Hashim Thaçit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të iniciativës të tij më të fundit për ta transformuar FSK-në në ushtri të Kosovës. /Tribuna/