LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët amerikanë thonë se gjeneralët rusë kanë diskutuar për luftën bërthamore – Putin nuk kishte marrë pjesë në këtë takim

Zyrtarët amerikanë thonë se gjeneralët rusë kanë diskutuar për luftën bërthamore – Putin nuk kishte marrë pjesë në këtë takim

Udhëheqësit e lartë ushtarakë rusë kanë diskutuar së fundmi rreth asaj sesi Moska mund të përdorët armët taktike bërthamore në Ukrainë, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë.

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se nuk ka marrë pjesë në këtë diskutim, por fakti që është diskutuar për këtë nga qarqet ushtarake ruse, e ka brengosur tej mase administratën e Bidenit, transmeton Telegrafi.

Në fakt, kjo tregon se sa të frustruar janë gjeneralët rusë për shkak të mossuksesit në fushëbetejë, dhe se kërcënimet e Putinit për përdorimin e armëve bërthamore, nuk janë vetëm fjalë boshe.


Zyrtarët amerikanë megjithatë pretendojnë se deri më tani nuk kanë parë ndonjë dëshmi për lëvizjen e armëve bërthamore apo zënien e pozitave taktike për sulm, shkruan New York Times.

Pentagoni vlerëson se Rusia ka rezerva prej 2 mijë armëve taktike bërthamore. Ky lloj i armës ka fuqi më të vogël sesa raketa balistike, dhe përdoret në rreze të vogla veprimi.

Informacionet për diskutimin e zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë, vjen në kohën kur Moska po akuzon Ukrainën se planifikon të përdorë të ashtuquajturën bombën e pistë – eksploziv me materiale bërthamore.

E edhe pse rreziku për eskalim të mëtutjeshëm është brengosës, zyrtarët e administratës së Bidenit thonë se gjatë bisedës telefonike mes kolegëve perëndimorë dhe atyre rusë gjatë muajit të kaluar, kanë ulur paksa nivelin e frikës nga përdorimi i armëve bërthamore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Pretendon se fle vetëm 30 minuta në ditë, bodybuilderi japonez zbulon

Pretendon se fle vetëm 30 minuta në ditë, bodybuilderi japonez zbulon "sekretin e tij të jetëgjatësisë"

Botë
Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Amerika
Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Amerika
'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

Amerika
Kalo në kategori