Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen dhe rrethanat në futbollin e Kosovës, ndërsa mori edhe disa vendime shumë të rëndësishme.
KE analizoi dhe shqyrtoi përgatitjet për rifillimin e garave në Ipko Superligë dhe konstatoi se pas Vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Udhëzimeve të IKSHP-së të gjitha skuadrat kanë filluar stërvitjet për gara.
Po ashtu KE konstatoi që FFK-ja ka ndërmarrë të gjitha masat duke siguruar edhe mjetet relevante për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve.
“FFK-ja ka siguruar maskat, dorezat, si dhe tunelet dezinfektuese. Ka siguruar edhe testimet për futbollistët dhe stafet e klubeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ndaj edhe të gjitha klubet obligohen që paraprakisht t’u nënshtrohen testimeve, për të marrë pjesë në gara, në të kundërtën nuk mund të zhvillojnë ndeshjet”.
“KE po ashtu shqyrtoi dhe përgatitjet e gjyqtarëve të cilët do t’i nënshtrohen testeve për Covid -19 si dhe testeve fizike e teorike e do të jenë të gatshëm për gara. KE u bën thirrje të gjitha organeve që të kenë vigjilencë të shtuar që garat të përfundojnë në mënyrë sa më të mirë të mundshme”.
“KE duke marrë për bazë gjendjen e krijuar nga Pandemia Covid -19 dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullsisë dhe në bazë të Vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku janë lejuar garat vetëm në Ipko Superligë, për ligat tjera mori vendim që të mos zhvillohen garat dhe rezultatet do të merren sipas tabelës aktuale para fillimit të pandemisë, por edhe duke ruajtur edhe mundin e secilit klub”.
“Kështu që, nga Superliga largohen 4 skuadra dhe i bashkëngjitën Ligës së Parë, derisa Superligës do t’i bashkëngjitën dy skuadra – KF”Besa” që ndodhet në vendin e parë në tabelë dhe KF ”Arbëria” që ndodhet në pozitën e dytë dhe nga Liga e Parë nuk largohet asnjë skuadër, por i bashkëngjitën KF”Kika dhe KF”A&N” që vijnë nga Liga e Dytë dhe që i bie që kjo ligë nga edicioni i ardhshëm do të numërojë 20 skuadra”.
“Edhe nga Liga e Dytë nuk largohet asnjë skuadër, por vetëm dy skuadra e Ligës së tretë do t’i bashkëngjitën kësaj Ligë edhe atë, KF”Dushkaja” nga rajoni i Pejës dhe KF”Vjosa” e Shtimes nga rajoni i Prishtinës sikur që edhe nga dy ligat e treta nuk largohet asnjë skuadër. Po ashtu edhe në Ligat e Juniorëve edhe ato të kadetëve garat nuk do të zhvillohen dhe në këto liga as nuk hyjnë e as nuk largohen asnjë skuadër. Të gjitha garat e grup-moshave të reja nuk do të zhvillohen”.
“KE shqyrtoi dhe garat në Ligën e femrave dhe konstatoi dhe se në dy Ligat e femrave nuk ekzistojnë kushtet për rifillimin e garave, por duke qenë se në konkurrencën e femrave, skuadra kampione merr pjesë në garat evropiane, atëherë dy skuadrat e para KFF ”Mitrovica” dhe KFF ”Feronikeli” që kanë pikë të barabarta do të zhvillojnë një ndeshje përcaktuese ku fituesi shpallet kampion”.
“Vitin e kaluar është hequr elementi i gol-dallimit për të përcaktuar kampionin dhe kampioni përcaktohej në bazë të ndeshjeve të ndërsjella. Pasi që kjo nuk ka ndodhur, KE mori vendim, që të zhvillohet një ndeshje vendimtare ndërmjet këtyre skuadrave pa shikues. Këto dy skuadra mund t’i fillojnë përgatitjet prej 2 qershorit. KE shqyrtoi edhe ankesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Thiago Motta “frikëson” Interin, pasi Juventusi po afrohet – por trajneri refuzon të flasë për Scudetto

“Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë” – Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës