LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Auditorit dhe Prokuroria e shteti si dy ishuj të ndarë

Zyra e Auditorit dhe Prokuroria e shteti si dy ishuj të ndarë

Për keqpërdorimet e evidentuara në raportet e auditimit në fushën e prokurimit publik për institucionet tona duhet të të ndërmerren masa Prokuroria e shtetit, pasi këto konsiderohen si vepra penale.

Kështu deklaruan zyrtarë të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) në një konference për media, duke ngritur si shqetësuese edhe mos arritjen e zgjedhjes së auditorit të përgjithshëm nga ana e Kuvendit javën e kaluar.

Përfaqësuesi i KDI-së, Faton Canhasi tha me këtë rast se në bazë të raporteve të auditimit ka elemente të keqpërdorimit nëpër institucionet tona, ku siç tha ai në rastin më të keq këto janë vepra penale që duhet të ndiqen nga Prokuroria e shtetit.


Canhasi tha se ka mungesë të bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë dhe Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, të cilat sipas tij shërbejnë si dy ishuj të ndarë. “Javën e kaluar Kuvendi ka dështuar që ta zgjedhë auditorin e përgjithshëm…Gati një vit bëhet që nuk kemi auditor të përgjithshëm…kjo është për tu ardhur keq. Kjo duhet të kryhet shpejt ku institucionet tona duhet të marrin masa për zgjedhjen e auditorit”, tha Canhasi.

Kjo po ndikon keq sipas tij, pasi transferi i kompetencave nga një auditor ndërkombëtar tek një auditor vendor, ende nuk po arrihet që këto kompetenca të kalojnë tek vendorët për shkak të interesave të ndryshme. Ai tha se ardhja e auditorit të ri duhet të ketë fokus forcimin e sundimit të ligjit, duke rritë bashkëpunimin me Zyrën Prokurorit të Shtetit.

Canhasi ka shtuar se deri tash Zyra e Auditorit dhe Zyra e Prokurorit shërbejnë si dy ishuj të ndarë. “Në gjetjet e auditorit janë evidentuar shkelje, ka elemente të keqpërdori mit. Në rastin më të keq këto janë vepra penale që duhet të ndiqen nga prokuroria. Janë disa raste që janë evidentuar nga Zyra e Auditorit që mendohet se kanë bazë të mjaftueshme. Në ministrin e Arsimit, janë bërë punë shtesë jashtë kontratës, në kosto totale 750 mijë euro, këtu shihet se është shkelë ligji i prokurimit. Kemi rastin tjetër Ministrinë e Financave, ku është vërejt që është bërë ndarje e prokurimeve, krejt kjo për t’iu shmangur proceduarve të hapura. Edhe në ministrinë e Punëve të Jashtme është vërejt ndarje e tenderëve nga 43 kontrata, 34 janë bërë me kuotim të çmimeve. Ne kemi shikuar edhe komunat se si kanë performuar, vërejmë rastin në komunë Prizrenit, ku ka një shkelje shumë të madhe gjatë blerjes së veturës. Kriteret që kanë kërkuar ata në këtë situatë janë që vetura të jetë e përdorur, viti prodhimit 2009 dhe duhet të ketë 129 mijë km të kaluara, kjo shihet qartë se është e përcaktuar për dike”, tha Canhasi.

Ai ka vërejt parregullsi edhe tek institucionet e pavarura, siç është Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Ndërsa, Jusuf Zejna, menaxher i projektit të monitorimit të prokurimit publik në KDI, tha se ka trend të rritjes së shkeljeve të prokurimit publik.

“Përveç shkeljeve të cilat në vazhdimësi po i evidenton Zyra e auditorit të Përgjithshëm janë edhe institucionet tjera mbikëqyrëse të cilat gjatë tërë kohës me monitorime po evidentojnë një numër shumë të madh të shkeljeve. Rasti më i mirë për me fol për këtë trend të rritjes së shkeljeve të prokurimit publik janë edhe raportet e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Ky institucion nga 36 institucione që i ka monitoruar ose i ka auditituar ka gjetur mbi 660 shkelje të ligjit të prokurimit publik”, tha Zejna.

Ai tha se përkundër këtij numri kaq të madh të shkeljeve të evidentuara në gjithë këto institucione, as një masë nuk është ndërmarrë ndaj zyrtarëve të cilët i kanë shkelur procedurat me vetëdije ose nga mos njohuritë profesionale të ligjit.

“Edhe OSHP i cili në publik po njihet si gjykatë e tenderëve ka trajtuar një numër shumë të madh të lëndëve për vitin e kaluar, ku janë 537 lëndë të shqyrtuara nga ky institucion, prej të cilave vetëm në 181 raste kanë fituar institucionet. Rreth 40 raste, bizneset i kanë tërheq ankesat nga presioni që iu është bërë në drejtim të këtyre bizneseve, se në rast se ankohen nuk do të arrijnë të marrin më tenderë nëpër ato institucione. Kjo është një brengë e madhe”, tha Zejana.

Ai ka treguar edhe për raste të tjera që ka shkelje të ligjit të prokurimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori