LAJMI I FUNDIT:

Zvicerianët blejnë gjysmën e sigurimeve të “Banco Sabadell”

Zvicerianët blejnë gjysmën e sigurimeve të “Banco Sabadell”

Banka e Zurichut përvetësoi 50% të sektorit të sigurimeve të kompanisë spanjolle “Banco Sabadell” .Transaksioni prek shifrën 900 milion euro apo 1.45 miliard franka.

Banka e Zurichut përvetësoi 50% të sektorit të sigurimeve të kompanisë spanjolle “Banco Sabadell” .Transaksioni prek shifrën 900 milion euro apo 1.45 miliard franka.

Ky akord parashikon një derdhje prej 250 milion euro shtesë për 10 vjet në funksion të zhvillimit në të ardhmen të aktivitetit. Një ditë më pare Banka e Zurichut kishte lajmëruar se do të hiqte dorë nga blerja e aktiviteteve të sigurimeve të “Royal Bank” të Skocisë,por shumë shpejt do ta rishihte mundësinë.

Sektori i sigurimeve i “Banco Sabadell” është numri dy i degës së Spanjës .Ky aktivitet nënkupton sigurimin e jetës,fondet pensionale dhe sigurimin e banimit.


“Banko Sabadell” është numri katër i bankave spanjolle. Ajo është themeluar në 1881 dhe numëron 2 milionë klientë. Kjo bankë ka realizuar fitime prej 1.6 miliard euro vetëm nga sigurimet vitin e kaluar.