Zvicër, shqiptari nga Maqedonia e Veriut vret ish gruan e tij
Të hënën pasdite, Policia Kantonale e Cyrihut ka gjetur në një banesë në Dietikon (Cyrih) trupin e pajetë të një gruaje, viktimë e vrasjes me armë të ftohtë. Pak më vonë është arrestuar në Kantonin St. Gallen personi i dyshuar për vrasje, që është bashkëshorti i gruas së vrarë. Ata kohëve të fundit kishin jetuar të ndarë, shkruan sda.ch.
Viktima 34 vjeçe ashtu si dhe i dyshuari për vrasjen e saj , 37 vjeçar, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
I akuzuari, I.B., kishte rënë edhe më parë në konflikt me ligjin. Në shkurt të vitit 2018 ai ishte fajësuar për ushtrim dhune dhe kërcënim ndaj bashkëshortes. Atëherë ai ishte arrestuar dhe i ishte shqiptuar ndalesa e kontaktit dhe e qëndrimit në afërsi të banesës së gruas.
Pasi që gruaja, në prill 2019 kishte njoftuar se burri i saj sërish po e ndiqte, policia kishte ndërmarrë masa plotësuese ndaj tij, mbi bazën e mbrojtjes kundër dhunës, transmeton albinfo.ch. Këto masa përfshinin edhe ndalimin e qëndrimit në rajon dhe të kontaktit me gruan.
Kjo ndalesë pastaj i ishte zgjatur me vendimin e gjykatës edhe për tre muaj tjerë. Gjatë kësaj periudhe, e cila ka përfunduar në fund të korrikut, nuk ishte shënuar ndonjë shkelje tjetër.
Në mëngjesin e hershëm të të dielës, më 25 gusht, katër javë pas mbarimit të masës për ndalim kontakti, ai kishte provuar të vendosë kontakt me gruan, me të cilën e kishte të përbashkët përgjegjësinë për përkujdesje të fëmijëve. Por në vend të saj, aty kishte qenë një i afërm i saj. Ky i fundit kishte njoftuar policinë se personi në fjalë po cingëronte pareshtur në zile dhe se po sillej në mënyrë të çuditshme.
Po atë ditë, policia kishte marrë edhe dy telefonata sipas të cilave 37 vjeçari sërish ishte paraqitur në Dietikon, por policët që ishin mobilizuar, nuk e kishin gjetur aty.
Rrethanat e sakta dhe motivet e vrasjes janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve që po zhvillohen nga ana e Prokurorisë Publike të Kantonit të Cyrihut, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kantonale të Cyrihut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova