LAJMI I FUNDIT:

ZRRUM: Ngritja e çmimit të ujit dhe mbeturinave e domosdoshme

ZRRUM: Ngritja e çmimit të ujit dhe mbeturinave e domosdoshme

Kjo ngritje e tarifave është vlerësuar si e absolutisht e domosdoshme për t'iu mundësuar kompanive gjenerimin e të hyrave të nevojshme për mbulimin e kostove të tyre dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve, deklaroi Afrim Lajçi, drejtor i ZRRUM.

Deklarata e tij vjen pas kundërshtimeve të BSPK-së, për ngritjen e këtyre tarifave.

Lajçi tha se kjo ngritje e tarifave është e para në tri vitet e fundit, edhe pse në ndërkohë janë ngritur çmimet e mallërave tjera dhe tarifat e energjisë eletrike të cilat kanë ndikim të dretjëpërdrejtë dhe të konsiderueshëm në koston e ofrimit të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Tarifat fikse kanë mbetur të pandryshuara (1,0 EUR/muaj për konsumatorët shtëpiak, dhe 3.0 EUR/muaj për konsumatorët komercial dhe institucional), ndërkaq tarifat volumetrike janë ngritur në mënyrë të shkallëzuar për periudhën e ardhshme trivjeqare. Ngritja e tarifave volumetrike është bërë në një masë relativisht të vogël dhe ka marrë parasysh rrethanat ekonomiko-sociale në Kosovë respektivisht mundësitë paguese të familjeve kosovare".


Lajçi po ashtu potencoi se në terma reale kjo ngritje e tarifave është relativisht e vogël meqenëse bëhet fjalë për një ngritje prej 1 deri 5 cent për një metër kub të ujit të konsumuar.

“Në bazë të analizave të bëra nga ZRRUM nuk pritet që tarifat e reja të paraqesin “goditje” të madhe për buxhetin e familjeve kosovare. Kjo për faktin se me këtë ngritje faturat e reja do të jenë më të larta për 20 cent në muaj (në rastin e Pejës) deri në 1 euro në muaj (në rastin e Gjilanit). Edhe sipas standardeve ndërkombëtarisht të njohura sa i përket përballueshmërisë së tarifave të ujit, tarifat e aprovuara janë dukshëm nën kufirin e përballueshmërisë për familjet kosovare. /Telegrafi/