LAJMI I FUNDIT:

ZQM: Sot në protestë kundër çmimit të naftës

ZQM: Sot në protestë kundër çmimit të naftës

Çmimet e derivateve të naftës në Shqipëri kanë mbetur të palëvizshme, pavarësisht zbritjes së tyre në tregun ndërkombëtar. Zyra për Mbrojtjen e Qytetareve (ZMQ) ka shprehur shqetësim për këtë fenomen që godet xhepat e shqiptarëve. Në një njoftim për shtyp, ZMQ ka kërkuar nga konsumatoret shqiptarë që të shprehin pakënaqësinë nëpërmjet një proteste të fuqishme që parashikohet të mbahet sot.

“ZMQ kërkon që konsumatorët shqiptarë nëpërmjet refuzimit për tu furnizuar me karburant ditën e hënë, dt 01.12.2008 të shprehë protestën e saj ne lidhje me këtë situatë të patolerueshme në treg. ZMQ fton të gjithë drejtuesit e automjeteve të solidarizohen me këtë grevë kombëtare duke kërkuar që të hënën për 24 orë, ata të qëndrojnë larg pikave të karburanteve si mjeti i parë i protestës ndaj karteleve të fundit në Evropë”.

Arsyet që shtynë ZMQ të ndërmarrë një nisëm të tillë, kanë qenë ankesat e konsumatorëve shqiptarëve në lidhje me çmimin tepër të lartë të naftës dhe nënproduktet e saj.

“Nisur nga ankesat, ZMQ për një afat kohor vëzhgoi situatën në terren ku vërejti se situata që paraqitet në treg, me çmimet e naftës dhe nënproduktet të saj, është skandaloze dhe po kontrollohet tërësisht nga kartelet që sot operojnë në këtë treg”.


Po kështu u vu re se organet shtetërore vazhdojnë të mungojnë në përmbushjen e detyrës së tyre thelbësore, atë të rregullatorit dhe te arbitrit në mbrojtje te interesave te konsumatoreve.

Vlen të theksohet se në një gjendje hiç me të mirë është edhe tregu i derivateve të naftës në Kosovë.