Zoran Zaev akoma pa oferta konkrete për zgjerimin e koalicionit qeveritar
Ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete nga kryeministri Zoran Zaev për mundësinë e zgjerimit të shumicës parlamentare. Nga krahu i Afrim Gashit sot njoftuan se brenda javës së ardhshme do të ketë ofertë konkrete nga kryeministri dhe në bazë të saj do të marrin vendim.
“Kemi pasur komunikim, konkretisht kryetari Afrim Gashi ka pasur disa kontakte me kryeministrin përkitazi me këtë temë, ndërsa pritet që ditëve në vazhdim të kemi biseda më konkrete lidhur me kyçjen eventuale të Lëvizjes Besa në Qeveri. Flasim për Lëvizjen Besa që udhëheq Afrim Gashi dhe ne mund të bisedojmë vetëm për qëndrimin tonë sa i përket kësaj çështje”, u shpreh Rexhep Memedi.
Në bisedime me kryeministrin Zaev janë edhe krahu i Bilall Kasamit. Zëdhënësi i Lëvizjes Besa Avdush Demiri tha se pasi të përfundojnë bisedimet, krahun e Kasamit qeveria do ta cilësojë si parti, ndërsa krahun e Gashit vetëm si një grup deputetësh.
“Momentin që të kemi ofertë konkrete do e shqyrtojmë në organet e partisë dhe konform vendimit të organeve partiake do të jetë edhe veprimi jonë politik. Me ne kryeministri bisedon si subjekt politik Lëvizja Besa, ndërsa me grupin e vetëpërjashtuar nga ne, bisedon si një grup i deputetëve. Këtë e tha publikisht edhe Kryeministri kur deklaroj se bisedon me parti politike dhe me deputetët duke aluduar pikërisht në këtë grup që tashmë janë vetëpërjashtuar nga Lëvizja Besa”, tha Avdush Demiri.
Kryeministri para dy ditësh deklaroi se do të ketë bisedime edhe me partitë e tjera për të shqyrtuar mundësitë e rritjes së mazhorancës, ndërsa deri në fund të muajit do të ketë shumicë të re parlamentare.
Ndryshe vendimin për të zgjeruar shumicën parlamentare qeveria e mori si pasojë e largimit të Aleancës për Shqiptarët nga mazhoranca, duke lënë boshe shumë funksione në pushtet, duke marrë me vete edhe 2 deputetët e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj