LAJMI I FUNDIT:

Zogiani: Dorëheqjet nuk janë largime definitive nga Vetëvendosje (Video)

Zogiani: Dorëheqjet nuk janë largime definitive nga Vetëvendosje (Video)

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Avni Zogiani, ka theksuar se dorëheqjet e ditëve të fundit të eksponentëve të kësaj lëvizje, janë dorëheqje nga funksionet partiake.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se shumica e të dorëhequrve nuk janë larguar totalisht nga VV.


“Këto veprime po i shoh si presion për të arritur një qëllim në mënyrë direkte dhe të hapur. Ka qenë insistimi i tyre që të mos kandidohet Albini për kreun e VV-së, që është vështirë me kuptu tërësisht”, ka shtuar Zogiani. /Telegrafi/