LAJMI I FUNDIT:

Zoellik: Të hiqet dorë nga proteksionizmi

Zoellik: Të hiqet dorë nga proteksionizmi

Në mënyrë që të arrihen rezultate në bisedimet e Dohës, palët pjesëmarrëse duhet të heqin dorë nga prirja e rritjes së proteksionizmit - mbrojtjes së prodhimeve të vendore, kështu u shpreh Presidenti i i Bankës Botërore Robert Zoellik.

Ai tha se bota po përballon sulme të mëdha nga ngritja e shpejtë e çmimit të ushqimeve dhe të naftës, si dhe nga tronditja e tregut monetar.

“Rezultatet e bisedimeve të Dohës do të ndihmojnë forcimin e besimit të njerëzve për ekonominë botërore”.

Zoellik po ashtu tha se, nga arritja e rezultateve në bisedimet mbi tregtinë e produkteve bujqësore do të favorizohen si vendet në zhvillim, ashtu edhe ato të zhvilluara. /Telegrafi/