Me përhapjen e zjarreve dhe rritjen e ndotjeve, ne mund të përballemi me cikle katastrofale që do të kthejnë peizazhet në vende të thata.
Zjarri ka qenë gjithmonë me ne. Sipas mitit grek, Prometheu fillimisht e vodhi zjarrin nga mali Olimp dhe ua dha njerëzve.
Ai u ndëshkua për këtë, por për ne, kjo ka qenë një dhuratë që më vonë u vërtetua se ishte e madhe, raporton euronews.
Pa zjarrin, zhvillimi njerëzor do të kufizohej rreth 1.8 milion vjet më parë, pasi përmes aftësisë për të gatuar ushqim, njerëzimi ishte në gjendje të largohej nga jeta e shpellave.
Por, më tepër se një shkak për festuar, zjarret sot po shfaqen si një kërcënim i madh. Një raport i OKB-së i vitit 2022 parashikon që zjarret do të bëhen më të shpeshta dhe më intensive gjatë dekadave të ardhshme.
Perspektivat afatgjata janë të tmerrshme: parashikohet një rritje prej 30 për qind e numrit të zjarreve nga mesi i këtij shekulli.
Për ta vënë në perspektivë këtë parashikim, kujtoni përvojat e disa viteve të fundit, transmeton Telegrafi.
Zjarret australiane zhduken tre miliardë kafshë të zbutura dhe të egra, zjarret djegën 4 për qind të Kalifornisë dhe konsiderohen si më të rrezikshmet në histori. Zjarret në shtetin rus shkrumbuan një sipërfaqe prej 200 mijë kilometrash/katrorë – një zonë rreth 80 herë më e madhe se Moska.
Peizazhet që janë djegur në të kaluarën do të digjen edhe më shumë, nga tundra e Arktikut deri në pyjet tropikale të Indonezisë.
Rajonet e paprekura më parë nga zjarret, duke përfshirë Siberinë ose pyjet e Kanadasë, mund të përjetojnë pasoja të papara.
Zjarret dëmtojnë mjedisin dhe shëndetin e njerëzve
Nuk mund të paramendohet se çfarë pasoja mund të kenë për shëndetin e njerëzve, por edhe për mjedisin dhe ekonominë nëse rritet numri i zjarreve. Aktualisht, ndikimi i tyre shtrihet për ditë, javë dhe ndonjëherë edhe vite pasi flakët të shuhen – dhe kostot financiare janë të mëdha.
Thithja e tymit të zjarrit shkakton vdekje, probleme kardiovaskulare dhe në frymëmarrje si dhe shkaktojnë ankthe, veçanërisht në mesin e më të rrezikuarve në shoqëri.
Tymi i zjarrit shkakton dëme të vazhdueshme në biodiversitet dhe degradim të mëtejshëm të cilësisë së ajrit dhe ujit, si dhe erozion në tokat pjellore.
Zjarret paraqesin një kërcënim për sektorin e bujqësisë, për kompanitë e sigurimeve dhe në sigurimin e ushqimeve, ndërsa imponojnë gjithashtu kosto për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e njerëzve.
Së fundi, rindërtimi pas zjarreve mund të sjellë kosto marramendëse për çdo vend, por për ato me të ardhura të ulëta, mund të shkaktojë pengesë në luftimin e varfërisë dhe ndalojë synimet e tjera të zhvillimit të qëndrueshëm.
Megjithëse zjarret ndodhin natyrshëm dhe mund të kontribuojnë në përtëritjen e tokës, përhapja e zjarreve është një rrezik që rrjedh drejtpërdrejt nga veprimet njerëzore.
Këto përfshijnë shpyllëzime të pyjeve, degradime të aktiviteteve bujqësore dhe të bagëtisë, probleme urbanistike si dhe emetimet e gazrave serrë u mundësojnë stinëve të jenë më të thata, nxehtësi ekstreme apo edhe stuhi.
Cila është lidhja midis zjarreve dhe ndryshimeve klimatike?
Lidhja midis zjarreve dhe ndryshimeve klimatike është veçanërisht alarmante pasi ato po përkeqësohen reciprokisht: me përhapjen e zjarreve dhe rritjen e ndotjeve, ne mund të përballemi me cikle të padurueshme që do të kthejnë peizazhet në vende të thata.
Në vitin 2015, Indonezia e mbante titullin e ndotësit më të madh të ajrit në botë si rezultat i zjarreve.
Indonezia që atëherë ka ndërmarrë veprime dhe tani po investon më shumë në parandalimin e zjarrit, për të cilat OKB-ja gjithashtu avokon.
Kontrollimi i emetimeve dhe përmirësimi i menaxhimit të përdorimit të tokës do të ishin pa dyshim kritike për shmangien e skenarëve më të këqij në shekullin e XXI-të, duke përfshirë zjarret.
Megjithatë, edhe nëse e bëjmë këtë në mënyrë dramatike, kjo nuk do të eliminonte tërësisht rrezikun e zjarreve, transmeton Telegrafi.
Shpesh dërgimi i zjarrfikësve për të shuar një zjarr në pyje është shumë i kushtueshëm dhe rrallë efikas. Ekipet e guximshme luftojnë me pasion – por shpesh pa fuqi – kur ngarkohen me detyrën për të shuar një zjarr që tashmë është bërë i rrezikshëm.
Me fjalë të tjera, shuarja e zjarreve përmes zjarrfikësve apo derdhja e ujit nga helikopterët janë tregues të dështimit të politikave, më shumë se shenjë e shpresës.
Vendimmarrësit përfundimisht do të duhet të rivlerësojnë investimet e tyre në adresimin e zjarreve.
Aktualisht, përgjigjet reaktive ndaj zjarreve zakonisht marrin mbi gjysmën e shpenzimeve të lidhura me to, ndërsa planifikimi dhe parandalimi marrin më pak se 1 për qind të fokusit të qeverive.
Kjo duhet të ndryshojë, pasi investimi aktual nuk po funksionon.
Formula e re
Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një formulë të re për zjarret, e cila shpërndan vetëm një të tretën e burimeve të disponueshme për reagimin e drejtpërdrejtë – dhe i kushton shumë më tepër planifikimit, parandalimit, gatishmërisë dhe rimëkëmbjes.
Investime të tilla duhet të angazhojnë komunitetet lokale dhe ato indigjene në vijën e parë, të cilët mund të luajnë një rol kritik duke shkëmbyer njohuri dhe praktika që mund ta mposhtin atë.
Portugalia është një shembull se si mund t’ia arrijmë këtij qëllimi.
Zjarret e vitit 2018, dogjën brenda 24 orëve mbi 200 mijë hektarë tokë. Kjo i bëri ata të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj zjarreve – parandalim dhe investime lokale – dhe deri më tani, duket se po funksionon.
Si pjesë e qasjes së saj të re për trajtimin e zjarreve, Portugalia ka krijuar një agjenci të integruar zjarrfikëse (AGIF) që bashkon zyrtarët e ruajtjes, policinë, ushtrinë dhe firmat private të pylltarisë për të përmirësuar përpjekjet për parandalimin dhe shuarjen e zjarrit.
AGIF tani u kërkon komuniteteve të pastrojnë tokën nga shkurret, të krijojnë plane evakuimi për fshatrat me rrezik të lartë dhe të lëshojnë leje për djegien e kontrolluar të mbeturinave.
Agjencia gjithashtu ka mësuar inxhinierët e pyjeve dhe zjarrfikësit se si të krijojnë thyerje zjarri përmes djegieve të përshkruara.
Në vitin 2021, vendi regjistroi numrin më të ulët të zjarreve rurale në dekadën e fundit, sipas të dhënave nga Sistemi i Menaxhimit të Informacionit të Zjarrit në Pyll (SGIF) në Portugali.
Ndërkohë, Organet e Kombeve të Bashkuara duhet të rishikojnë mënyrën si përgjigjemi ndaj kësaj sfide dhe të ndërtojmë një iniciativë globale të re për veprim rreth kësaj çështje, pasi është një problem ku zjarri po e tejkalon aftësinë tonë për të reaguar.
Ka një oreks global për të përmirësuar gjendjen dhe në këtë formë, dhurata e Prometheut nuk do të bëhet mallkim i shekullit tonë.
Një angazhim i fundit nga qeveria amerikane prej 45.5 miliardë eurove për të shmangur zjarret katastrofike është një hap inkurajues.
Por, ekziston një nevojë që të rishikohen masat ndërkombëtare për të zbutur ndryshimet klimatike, rishikuar menaxhimin e përdorimit të tokës dhe të kushtëzojmë parandalimin si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj zjarreve.
Susan Gardner është Drejtoreshë e Divizionit të Ekosistemit në Programin e OKB-së për Mjedisin (UNEP). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025