LAJMI I FUNDIT:

Vala e të nxehtit në disa vende të Evropës, përmes fotografive

Vala e të nxehtit në disa vende të Evropës, përmes fotografive

Një valë e të nxehtit po vazhdon në disa pjesë të Evropës, me temperaturat në ishullin italian të Sardenjës që pritet të arrijnë një maksimum prej 46 gradë Celsius të martën.

Ndërkohë janë raportuar edhe zjarre në ishullin spanjoll La Palma dhe në Greqinë kontinentale.


Kështu, Organizata Botërore Meteorologjike thotë se modelet ekstreme të motit nxjerrin në pah nevojën për veprime më të mëdha klimatike, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, qysh në fillim të korrikut të sivjetmë, rekordet për temperaturën më të lartë mesatare në botë u thyen tri herë brenda një jave.

Rekordi i ri u vendos më 7 korrik, kur bota ishte për 0.31 gradë Celsius më e nxehtë sesa në gusht të vitit 2016, kur ishte vendosur rekordi i mëparshëm.

Më poshtë ua sjellim disa fotografi që tregojnë situatën në disa pjesë të Evropës. /Telegrafi/

Në Romë, turistët dhe banorët freskohen përpara Koloseut të famshëm romak (lart) dhe në shatërvanet publike (poshtë).

Një plazhist u strehua ndërsa ishte në buzë të liqenit Ada në Beograd, Serbi.
Autoritetet luftuan me zjarret në zonën e Magoula, në perëndim të Athinës, Greqi.

Zjarret në pyje kanë qenë edhe në La Palma të Spanjës.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Bosnja
“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

Evropa
SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori